“17 mln euro taksa ua merrni vetëm profesioneve të lira”, deputetja e PD thirrje shqiptarëve: Më 12 nëntor do dalim në shesh!

Zhupa

Deputetja e PD-së Ina Zhupa iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen në protestë.

Zhupa tha se qeveria do t’iu marrë 17 mln euro taksa vetëm profesioneve të lira.

“Të shumtë do të jenë në shesh profesionistët e rinj, sepse nga zero ju e keni rritur taksimin. Ju i trajtoni sikur ata nuk janë personat që mbajnë tregun. 17 milionë euro ua merrni vetëm atyre, për ta është buka e gojës, ndërsa për ju është një kilometër rrugë e vjedhur. Do të dalim të gjithë së bashku në shesh, do të reagojmë ndaj këtyre padrejtësive, në 12 nëntor, në orën 16:00”, tha zhupa.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×