
Një ditë para protestës së 12 nëntorit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pohoi se detyrat për opozitarët janë të ndara.
Ai tha për gazetarët se roli i tij në tubim do të jetë fjalimi, ndërsa nuk tregoi detaje të tjera.
“Detyrat janë të ndara. Unë kam fjalimin, bashkëpunëtorët kanë skenarin. të tjerët kanë himnin dhe kështu me radhë. Mos të hyjë në kompetencat e të tjerëve, secili në punën e vetë. Do ketë risira.”, tha Berisha.