Tensionet në Veri/ Vuçiç pas takimit me Lajçak e Borell: Po përballemi me një situatë të ndërlikuar në Kosovë!

Vucic

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka folur sot në Parisë me  shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi dhe tensionet që kanë përfshirë vendin.

Presidenti serb ka theksuar se institucionet europiane qëndrojnë të vendosur se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj.

Gjithashtu Vuçiç ka thënë se në Kosovë pritet një situatë shumë e ndërlikuar.

“Ne jemi duke u përballur me një situatë shumë të komplikuar në Kosovë, veçanërisht me 21 nëntor kur shqiptarët mendojnë se po gjobiten në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×