Ndryshimet te Partizani, ndihmës-trajnerit tani i duhet të bëjë edhe përkthyesin

I vetmi që është larguar nga stafi teknik i Partizanit është Dritan Mehmeti. Klubi duket se e ka parë të rrezikshme të ndryshojë gjithë stafin teknik vetëm pak ditë nga nisja e kampionatit dhe ka vendosur që asistentët e Mehmetit të vazhdojnë në klub, këtë herë në ndihmë të Kolelës.

tafaj kolela

Kështu, zëvendës trajneri Fatjon Tafaj do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës. Stërvitja e djeshme e paradites u drejtua nga ish-mbrojtësi, të cilit tashmë i bie një peshë e konsiderueshme për shkak se duhet të bëjë edhe përkthyesin në stërvitje.

Klajdi Kënga do të vazhdojë në rolin e video-analistit, ndërsa Marko Korali si përgatitës atletik. Ky i fundit dhe Kënga i janë bashkuar Partizanit në këtë verë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×