Në qendër të merkatos së Barcelonës, Aguero “jep bekimin” për transferimin e ish-shokut të skuadrës: Do të ishte blerje perfekte

Serxho Aguero ka dyshimet e tij nëse Mançester Siti do ta lejojë Bernardo Silvën t’i bashkohet Barcelonës këtë verë, por ka pranuar se gjithçka është e mundur. Gjigantët spanjollë janë të interesuar për transferimin e mesfushorit portugez dhe gjatë ditëve të fundit u përfol se kishin arritur marrëveshjen me “Qytetarët” për shifrën e 46 milionë paundëve, por një akord i tillë u përgënjeshtrua nga kampionët e Anglisë.

auto_silva1651007271

Sot golashënuesi më i mirë i historisë së Sitit, i cili në fund të karrierës u transferua te Barcelona, nuk e ka përjashtuar që ish-shoku i skuadrës të ndjekë hapat e tij: “Bernardo është një lojtar i shkëlqyer. Ai mban topin, sakrifikon, ka cilësinë për të asistuar dhe shënuar gola dhe mund të luajë në pozicione të ndryshme”, tha Aguero për “Goal”.

“Do të ishte një surprizë për mua nëse Siti e lë të largohet. Ai është një lojtar i cili kontribuon shumë në çdo sezon, por gjithçka është e mundur. Nëse ai vjen në fund te Barcelona, atëherë ai do të jetë një lojtar kyç për lojën kontrolluese që i pëlqen Ksavit”. Silva i cili është një prej lojtarëve më të rëndësishëm në “Etihad” qëkur ai u transferua nga Monako në vitin 2017, ka fituar 4 tituj kampion gjatë 5 viteve me kampionët e Anglisë. 28-vjeçari ka thënë se është i lumtur në Mançester. Ndërsa trajneri Guardiola është shprehur se ai është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën dhe ai nuk dëshiron që ta humbasë, por theksoi gjithashtu se gjithnjë do të vendosë vullneti i lojtarit dhe ai nuk mund ta mbajë me zor.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×