“Nuk do të duhet të na marrin përdore të tjerët”, Rama: Ballkani i Hapur, njësi jetësimi e Procesit të Berlinit!

Edi Rama43434343

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët në Shkup në homologun e tij Dimitar Kovaçevski tha se Ballkani i Hapur është njësi jetësimi e Procesit të Berlinit.

“Vendet tona të Ballkanit nuk kanë asnjë llogari që të vazhdojnë të merren me të shkuarën. kemi hyrë në një epokë të re të rreziku. Dhe këtë do ta përballojmë duke krijuar sa më shumë sinergji, mekanizma të përbashkët edhe në fushën e energjisë e me radhë. Ne po përgatisim një tjetër Samit të Ballkanit të Hapur në Shqipëri dhe jemi të kënaqur që ka edhe vende të tjera që duan të jenë pjesë. Greqia , Turqia , Hungaria ishin prezentë në Samitin e bërë më parë dhe kërkojnë të jenë në vazhdimësi për të krijuar sinergjinë e nevojshme edhe me kufijtë rreth e rrotull nesh. Ballkani i Hapur është njësi jetësimi e procesit të Berlinit. Marrëveshjet e Ballkanit të Hapur janë përshpejtim i Procesit të Berlinit”, tha Rama.

Gjithashtu kryeministri Rama shtoi se procesi i Berlinit është një lokomotivë që ka tërhequr rajonin në një rrugëtim të ri, dhe në një moment të caktuar lokomotiva tha ai u mor peng nga vagonët.

“Procesi i Ballkanit është i përjetshëm dhe nuk besoj që në jetë të jetëve do të na duhet të na marrin përdore të tjerët”, tha më tej Rama.

Nga ana e tij kryeministri i RMV Dimitar Kovaçevski tha se “Open Balkan” bazohet tek liritë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×