Sherr në një lokal në Itali/ Një grup djemsh ngacmonin klientët, ndërhyn 25-vjeçari, qëllohet me thikë pas shpine nga shqiptari

Arrestime

Një shqiptar ka goditur me thikë pas shpine një 25-vjeçar. Ngjarja mësohet se ka ndodhur më 29 janar, Venecia.

Dyshohet se 25-vjeçari kishte ndërhyrë, pasi një grup djemsh që besohet se ishin shqiptarë po ngacmonin klientët në lokal. Por pas debateve njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur 3 herë pas shpine.

I plagosuri i transportuar menjëherë në spital. Sakaq mediat italiane shkruajnë se kanë siguruar video dhe se kanë arritur të identifikojnë personat e përfshirë në këtë ngjarje.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×