VIDEO/ Spektakolar Ernest Muçi, talenti shqiptar dhuron 2 asiste në pjesën e parë

Ky sezon i ri ka nisur në mënyrë të shkëlqyer për talentin shqiptar, Ernest Muçi, që është shndërruar në një yll te skuadra polake e Legias së Varshavës. 21-vjeçari ishte protagonist absolut në pjesën e parë të duelit ndaj Vidzev Lodz, i vlefshëm për javën e pestë të kampionatit.

Muci

Muçi asistoi në të dy golat e shënuara në minutat 30 dhe 42 nga Johanson dhe Kapustka. Vlen të theksohet fakti se te skuadra e Vidzev Lodz, aktivizohet mesfushori Juljan Shehu, i cili njësoj si Muçi, e startoi sfidën si titullar.

 

Në këto 5 javë kampionat, ndër të tjera, Ernest Muçi ka gjetur edhe 2 herë rrugën e rrjetës.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×