Ish-sulmuesi i Partizanit Theofilus Solomon, do të vijojë karrierë te skuadra e Gjilanit, në Superligën e Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi bardhekuq, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. 26-vjeçari ka firmosur për 2 vite me Gjilanin dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Zekerija Ramadani.
Sezonin e fundit Solomon, që pjesë e kampionëve të Ballkanit, teksa aktivizimi i tij te portokollinjtë ishte me pikatore.
Kësisoj nigeriani ka zgjedhur të nisë një aventurë të re te rivalët e Ballkanit. Në Superligën e Kosovës, 26-vjeçari ka regjistruar 19 paraqitje ku ka gjetur 5 herë rrugën e rrjetës.
NJOFTIMI ZYRTAR:
Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon.
Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite.
Solomon vjen nga radhët e FC Ballkanit, ekip me të cilin u shpall kampion në edicionin e fundit të kampionatit elitar në Kosovë, teksa në të kaluarën ishte pjesë e disa skuadrave të njohura të rajonit.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Solomonit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para.
Zyra për shtyp
12 Gusht, 2022
