Siti bëhet gati për takimin e radhës, Guardiola nuk i kursen elozhet për Halandin: Vetëm Mesi ka qenë më i avancuar

Pep Guardiola e ka sfiduar Erling Halandin që të vazhdojë të përmirësohet pas debutimit të tij me dy gola në javën e parë kundër Uest Hemit.

Haland Guardiola

Sulmuesi 22-vjeçar do të debutojë në “Etihad” ndaj Bornmëthit sot ndërsa trajneri i Sitit preku në konferencë se deri ku mund të mbërrijë norvegjezi.

“Erling është i jashtëzakonshëm, por mendoj se ai mund të bëhet më i mirë dhe duhet ta bëjë këtë. Haland, ashtu si Alvarez, Foden apo Palmer, ka shumë për t’u përmirësuar. Atij i pëlqen futbolli, nuk kam parë kurrë një lojtar 21, 22 vjeç kaq të fortë. Ndoshta Mesi ishte më i avancuar. Pjesa tjetër nuk janë kurrë një produkt i përfunduar dhe gjithnjë mund të përmirësohen”, u shpreh tekniku katalanas.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×