Mundësitë e dyta vijnë rrallë dhe Romelu Lukaku nuk ka ndër mend ta lërë t’i shpëtojë duke synuar ta bëjë edhe këtë aventurë me Interin po aq të bukur sa e para.

Për këtë në favor të tij duket se kanë qenë edhe goglat e shortit të Serisë A, meqë i kanë vënë përballë në javën e parë të kampionatit Leçen, të njëjtën skuadër ndaj së cilës ka debutuar si zikaltër tri vite më parë kur sapo kishte firmosur nga Mançester Junajtidi.
Verdhekuqtë ishin edhe në 2019 skuadra e parë me të cilën Interi e niste kampionatin dhe qysh në debutimin e tij dhe të skuadrës, belgu do të gjente golin në atë fitore 4-0 të të tijve. 29-vjeçari shpreson që Leçe të jetë përsëri ogur i mirë dhe t’i sjellë fat në nisje.
Arena e Lajmit
and then