Nga detyra si avokat te konflikte personalet, pse u plagos avokat Elton Shllaku në Durrës

Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës bojkotoi të premten për dy orë punën në seancat gjyqësore në shenjë proteste dhe solidariteti për kolegun e tyre Elton Shllaku, i cili u plagos me armë pasditen e 16 shtatorit. Kreu i Dhomës Vendore të Avokatisë Durrës, Lorval Petani theksoi se rastet e përsëritura që vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e avokatëve gjatë ushtrimit të detyrës kërkojnë vëmendje dhe mbrojtje të posaçme institucionale.

Avokat Elton Shllaku u plagos me armë zjarri në një lokal në Durrës. Për ngjarjen policia ka arrestuar për “moskallëzim krimi” 61-vjeçarin Fatmir Ferhati, i njohur edhe me mbiemrin Feehatovic. Ai nuk ka pranuar të japë deklarime para hetuesve. Si autor i dyshuar i plagosjes së avokatit, është shpallur në kërkim 35-vjeçari Besart Islami.

Burime nga policia bëjnë me dije se konflikti i pronësisë dyshohet se qëndron në themel të ngjarjes, por sipas të dhënave të deritanishme, ai nuk lidhet me aktivitetin e Elton Shllakut në cilësinë e avokatit dhe me ushtrimin e detyrës së tij profesionale. I ndaluari dhe avokati nuk kanë pranuar të japin deklarime përpara hetuesve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×