Shkodër/ 25-vjeçari rrëshqet aksidentalisht në lokal, transportohet me helikopter drejt Traumës

Një 25-vjeçar është dëmtuar në kokë pas një incidenti të ndodhur mesditën e sotme në një lokal në qytetin e Shkodrës.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 12:00, shtetasi M. Ll., 25 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në ambientet e një lokali, duke pësuar dëmtime në kokë.

Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës, i riu është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

25-vjeçari ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×