Si matet frekuenca e programeve televizive?

Tv Telecomando (1)

”Meter”, është një pajisje që regjistron sa herë ndizet televizori në ditë, në cilat kanale është sintonizuar dhe sa njerëz i shikojnë programet, shkruan focus.it.

Pajisja mbledh të dhëna çdo minutë dhe vendoset në 2420 familje të shpërndara në të gjithë vendin, të cilat, për nga numri i përbërësve dhe karakteristikat sociale dhe ekonomike, përfaqësojnë një kampion të të gjithë popullatës.

Identiteti i familjeve është sekret për të shmangur ndërhyrjet që mund të shtrembërojnë gjetjet.

Matjet me ”Meter”

Matësi përbëhet nga tre pjesë: njësia e identifikimit, e cila përcakton se në cilin kanal është akorduar përdoruesi; telekomanda, e cila regjistron numrin e njerëzve që ndjekin programin, më në fund, ”Meter” aktual, i cili është si memorie ashtu edhe pajisje transmetimi: ai regjistron të dhënat dhe i transmeton automatikisht në qendr.

Kjo i përpunon në mëngjes dhe mpas i dërgon në rrjetet televizive që ata të kuptojnë se sa është ndjekur secili nga programet e tyre.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×