Interi ka fituar ndeshjen e sotme ndaj Leçes e para në këtë sezon me një gol në minutën e 95-të që vulosi rezultatin final 1-2.

Dumfris vulosi fitoren e zikaltërve, me holandezin që është një nga lojtarët më të përfolur për tu larguar nga zikaltërit në këtë merkato, por me këtë gol duket ta ketë siguruar vendin dhe për sezonin e ardhshëm.
Romelu Lukaku gjithashtu shënoi golin e parë të sfidës në rikthimin për zikaltërit në Serinë A. Nuk pati minuta në këtë sfidë për mesfushorin e Kombëtares, Kristjan Asllani ku rezultati ende i pavendosur bëri që Inzagi të zgjidhte të aktivizonte disa sulmues përpara 20-vjeçarit.
Leçe-Inter 1-2
Cise 48’/ Lukaku 2′, Dumfris 95′
RASTET KRYESORE:
95′ Gooool Inter, Dumfris gjen golin e avantazhit për Interin në fundin e sfidës.
76′ Lukaku gjen golin, arbitri e anulon për faull në sulm.
69′ Dumfris provon me një goditje me kokë, tentativa e holandezit godet shtyllën.
58′ Mundësi fantastike për Leçen nga një goditje dënimi, Handanoviç shpëton Interin nga goli i dytë.
48′ Goool Leçe, Cise finalizon bukur një top në zonë duke gjetur golin e barazimit.
2′ Lukaku gjen golin e avantazhit për zikaltërit duke devijuar me kokë një top në zonë që përfundon në rrjetë.
FORMACIONET ZYRTARE:

Arena e Lajmit
and then