Grupet kriminale vijojnë të “monitorojnë” Shkodrën, çmontohen edhe 20 kamera të tjera, ja në cilat lagje ishin vendosur

Kamera Shkoder

Policia vijon të çmontojë kamerat e vendosur  nga grupet kriminale nëpër qytetet e vendit, ndërsa ditën e sotme, sërish në qytetin e Shkodrës janë sekuestruar 20 të tilla, të instaluara në 3 nga lagjet më të frekuentuara.

Konkretisht kamerat janë sekuestruar në lagjet “Dobraç”, “10 Korriku” dhe “Daniel Matlia”. Këto kamera janë vendosur nga grupet kriminale në qytet, me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë.

Kujtojmë se brenda pak ditësh, plani operacional “Fijet” ka çmontuar 79 kamera.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×