Tekniku i Barcelonës, Çavi Hernandez ka komentuar barazimin 0-0 qe skuadra e tij regjistroi në ndeshjen parë të sezonit në La Liga ndaj Rajo Vajekanos ku aktivizohet futbollisti i Kombëtares, Ivan Balliu.

Spanjolli tha se skuadra sot nuk arriti të konkretizonte rastet për shënim, por duke vlerësuar paraqitjen pozitive që pa në fushë,. Ai u ndal gjithashtu të fliste për mesfushorin Frenki De Jong për të cilin tha se nuk është i sigurt nëse do ët qëndrojë.
“Zhvilluam një ndeshje të mirë ku mungoi vetëm goli gjë që jam i bindur se do të zgjidhet në sfidën e ardhshme. I kërkoi fansave të kenë durim për të parë versionin më të mirë të kësaj skuadre.
Sot e kemi dominuar sfidën, por nuk arritëm të merrnim tre pikët.
Për De Jong nuk e di nëse do të qëndroje pasi merkatoja është ende e hapur, por di të them se në rast se ai do të jetë pjesë e skuadrës do të ketë një rol qendror në projektin tonë.”, u shpreh Çavi.
Arena e Lajmit
and then