Fshehu dënimin nga Greqia për rrahjen e një qytetari, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun socialist (EMRI)

Qerim Ismailaj 750x500 1 675x4501

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg për fshehje të dënimit me 3 vite në Greqi në formularin e vetëdeklarimit, ndërsa la hapësirë, që nëse i pandehuri jep pëlqimin të aplikohet neni 63 i Kodit Penal, punë në interes publik për 150 orë. Më herët autoritetet greke dërguan letërporosinë me procedimin penal të dënimit të Ismailajt me 3 vite burg për dy vepra penale.

Kryebashkiaku socialist i denoncuar nga Partia Demokratike, u dënua në vitin 2000 me vendim të formës së prerë nga një gjykatë greke, me 3 vite burg për rrahjen e një personi.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×