‘I thyen turinjtë mafias së Ramës”, Berisha për protestën në Divjakë: Opozita do qendrojë pas çdo shqiptari që ka një kauzë të drejtë

Sali Berisha7

Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij ën Kuvend tha se opozita qëndron pranë çdo shqiptari me një kauzë të drejtë.

“Përshëndet banorët e Divjakës, që me guximin e tyre i thyen turinjtë mafias së Ramës, i përmbysën traun anti ligjor në rrugën e tyre shekullore.Opozita do qendrojë pas çdo shqiptari që ka një kauzë të drejtë”, tha ai.

Ndërkohë në fjalën e tij Berisha foli edhe mbi procesin integrues.

“Procesi integrues, duhet të sjellë gjithnjë e më shumë Europë.

Ka ndodhur ajo që është më e rënda. Për fat të keq Shqipëria ço ditë, javë e muaj është shndërruar në një eksportues të frikshëm të krimit të Europë. Shqipëria e etiketuar nga DASH si epiqendër operacionale e organizatave kriminale, po eksportion gjithnjë e më shumë drogë krim e para të pista.

Ajo sot me indeksin më të lartë të ndërtimit në Europë që tejkalon me dy herë atë në vendet nordike, është shndërruar në vrimën e  zezë të kontinentin për larjen e parave të pista.

Ligjet që miratoni e emërtimet që bëni kanë krimin e drogën si kriter themelor. Kjo është e vërteteta.

Integrimi nënkupton më shumë përgjegjshmëri, transparencë në funksionim i shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×