Meta për studentët: Mbështetje 100 euro në muaj, të paktën sa mbështetja ndaj bashkëmoshatarëve të tyre në Kosovë

Ilir Metaaa

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një reagim të bërë në rrjetin social Facebook, shprehet se amendamentet e PL për Projektbuxhetin 2023 synojnë mbështetjen e studentëve për përballimin e kostove të rritura të jetesës.

Meta thotë se mbështetja ndaj studentëve, duhet të jetë së paku sa ajo që u jepet bashkëmoshatarëve të tyre në Kosovë, 100 euro në muaj.

“Amendamentet e Partisë së Lirisë për Projektbuxhetin 2023 synojnë mbështetjen e studentëve për përballimin e kostove të rritura të jetesës. Kjo mbështetje duhet të jetë të paktën sa mbështetja që u është dhënë bashkëmoshatarëve të tyre në Kosovë”, thotë Meta.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×