
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj në fjalën e tij në Kuvend ka reaguar me kritika lidhur minutazhin e deputetëve për të folur.
Alibeaj tha se ndryshe është vepruar me mazhorancën dhe ndryshe me deputetë të opozitës.
Por kjo kritikë është kundërshtuar nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.
Alibeaj: Jam që çdokush nga deputetët të marrë kohën maksimale për të folur. Për seriozitet të këtij parlamenti është e udhës tu qëndrojmë rregullave. Lista e folësve depozitohet…Ju i fusni pa radhë…Ndërkohë nga ana e opozitës ju nuk na e jepni këtë të drejtë…Për të mbajtur një standard dhe për të mos krijuar sherrnaja koti
Nikolla: Zonja Denaj ka zëvendësuar zotin Taulant Balla. Sikurse ka ndodhur edhe me kërkesën tuaj. Por nga sot e tutje nuk do ta bëjmë as për njëri-grup dhe as për grupin tjetër deri më sot e kam bërë, por që sot e tutje.
Arena e Lajmit
and then