EKSKLUZIVE/ Zëvendësuesi i Seferit, Tirana “shënjestron” ish-sulmuesin e Kukësit dhe të ekipit të Premier Ligës (VIDEO)

Tirana është duke kërkuar për sulmues.

EMILJANO BULLARI 2

Gazeta zbulon se njëri prej tyre është 21-vjeçari Emiliano Bullari, i dalë nga akademia e Olimpiakosit dhe që së fundi ka qenë pjesë e Atromitos në Greqi dhe Notingem Forest U-23 në Angli.

Menaxheri i lojtarit është kontaktuar nëse mund të pranojë të bëhet pjesë e bardhebluve, por nga klubi Tirana nuk ka pasur asnjë kontakt zyrtar.

EMILJANO BULLARI (1)

Sidrit Guri nga ana tjetër është kontaktuar nga bardheblutë, për të qenë pjesë e Tiranës.

gurii

Gjithsesi, diskutimet janë ngrirë sepse Guri kërkon të luajë jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë, skuadra ka kohë që kërkon të plotësohet, sepse i ka ikur gjysma e formacionit kampion.

Dihet që Tiranës i janë larguar tre lojtarë me peshë, Erjon Hoxhallari, Majkëll Ngo dhe Ardit Toli, si dhe të tjerë që nuk kishin hapësira.

Plus këtu, edhe Enur Totre që iku pas Europës.

OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×