VIDEO/ I shtrëngoi dorën Kontes, Tuhel tregon muskujt: Është Premier Ligë, besoj se të dy ne e shijuam…

Sherri midis Tuhelit dhe Kontes në derbin e Londrës ishte kryefjala e mediave angleze këtë fundjavë, me të dy trajnerët që filluan të thumbonin njëri-tjetrin edhe pas përfundimit të ndeshjes.

tuhel konte

Në konferencën pas sfidës, trajneri gjerman i Çelsit, bëri një veprim për ta “thumbuar” vërtet keq homologun e tij italian. Ai tregoi muskujt, kur u pyet për incidentin e shtrëngimit të dorës.

Gjatë konferencës ai tha: “Unë thjesht e krahasoj këtë me dy lojtarë që zihen në fushë, por që asgjë nuk ndodh, askush nuk lëndohet. Është Premier Ligë dhe të dy trajnerët u përfshin shumë sot (dje), sepse të dy ne po luftonim për skuadrat tona. Askush nuk u lëndua, ne nuk patëm një përleshje me grushte. Për mua nuk është ndonjë gjë e madhe. Ishte pjesë e ndeshjes së sotme. Situata u nxeh, por asgjë e keqe. Ishte një ndeshje e tensionuar. Unë e shijova shumë këtë dhe besoj se dhe ai e shijoi gjithashtu”, u shpreh Tuhel pas përfundimit të sfidës duke qeshur.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×