Çelsi dhe Totenhemi u ndalën në barazim 2-2 në “Stamford Bridge”, por vëmendjen më të madhe të kësaj ndeshjeje e mori sherri midis trajnerëve të dyja skuadrave.
Në momentin kur “Blutë” kaluan në avantazh për të dytën herë me golin e Xhejms, Tomas Tuhel vendosi të festonte duke vrapuar përpara Kontes për ta provokuar.
Për këtë gjest të gjermanit, ish-trajneri i Interit vendosi ta “thumbonte” me anë të një postimi në Instagram, ku shkruante: “Ishe me fat që s’të pash… kur bëre vrapimin, ndryshe do ta kishe merituar vërtetë…”, ku përdorte dhe fytyrat duke qeshur.
Të dy trajnerët u ndëshkuan me karton të kuq në fund të takimit, pasi u përplasën dhe njëherë gjatë shtrëngimit të duarve.
LEXO EDHE: VIDEO/ Tuhel-Konte, kacafytje gjatë derbit. Sherr edhe te shtrëngimi i duarve pas sfidës, marrin të kuq
Arena e Lajmit
