Shkatërrohet grupi kriminal në Rumani, në pranga dy shqiptarë/ Si shpërndahej droga nga anëtarët e bandës, furnizoheshin në Holandë e Shqipëri (VIDEO)

325058718 892771408723638 2607738912778877919 N

Goditet grupi kriminal në Rumani. Sekuestrohen 10.5 kg kokaine dhe 501 gram heroine. Mediat e huaja shkruajnë se pas një operacioni të zhvilluar nga autoritetet në Rumani është zbuluar se si banda kriminale e përbërë nga shqiptarë dhe Rumunë kryente transportimin e drogës, më të cilën furnizohej kryesisht në Holandë dhe Shqipëri.

Dyshohet se iniciatori apo kreu i grupit të jetë një shqiptar. Nëpërmjet kësaj bande sigurohej droga me rrezikshmëri të lartë, ndërsa transportet i kryenin me motorë dhe makina, por që rezultonin t’i kishin të regjistruara në emër të të afërmve të tyre. (VIDEO).

Fillimisht makinat i çmontonin në një servish makinash për të vendosur edhe lëndën narkotike. Sasia e fshehur varionte nga 10 deri në 12 kg.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×