Ish-zv.komandanti i Forcës Detare nxjerr fotot: Tre anije greke për dy orë në brendësi të ujërave shqiptare

Mecollari Fotot (1)

Ish-zv. komandanti i Forcave Detare Artur Meçollari ka publikuar sot të tjera foto, teksa shkruan se tre anije greke hynë përsëri për dy orë në brendësi të ujërave shqiptare.

Meçollari deklaron se kjo është hera e 11-të që ndodh kjo në zonën e shelfit kontimental të kontestuar (pa delimituar) midis Shqipërisë dhe Greqisë.

“Informacion edhe për MEPJ
Për dy orë tre anijet që merren me studime për hidrokarbure në Detin Jon dhe në Bllokun 1 mund të hynë përsëri, për të 11 herë, në zonën e shelfit kontimental të kontestuar (pa delimituar) midis Shqipërisë dhe Greqisë ose në shelfin kontinental të Shqipërisë.

Anijet, si mjete detare, janë me motor dhe nuk mund të gjenden më sot në pozicionin e mbrëmshëm të orës 20:30.
Për të gjithë ata që duan të ndjekin lundrimin e anijeve në kohë reale, ku burim i informacionit është AIS (Automatic Idintification System) i anijeve mund të shkarkojnë në smartphon-in e tyre programin Marim Radar. Ka dhe disa të tjerë të vlefshëm në internet”, deklaron Meçollari.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×