Deklarata për kompaninë që do ndërtojë Portin e Durrësit/ “Kërkoj ndjesë”, Silva Caka i kthehet Ramës: Po ç’të të falin më parë shqiptarët ty?

Silva Caka

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka ka reaguar në lidhje me ndjesën e Ramës sa i takon deklaratës për kompaninë që do të ndërtojë portin e Durrësit, që sipas tij ishte në fitues potencial në garën për një vepër në Zagreb të Kroacisë.

Përmes një postimi në Facebook Caka i kthehet Ramës duke shtuar se: “Po ç’të të falin më përpara shqiptarët ty?”.

REAGIMI
Po ç’të të falin më përpara shqiptarët ty?
Që përpiqesh t’i ngopësh me lugë bosh e propagandë? Apo që edhe pse propaganda të bie në tokë, ti prapë nuk heq dorë nga vjedhja?
Edhe këtë postimin si firmat tek inceneratorët e hodhe? Pam, pam, pam???

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×