Konfirmohet lajmi ekskluziv i “Panorama Sport”! Albi Alla është zyrtarisht futbollist i Laçit. Ashtu siç njoftoi gazeta, mbrojtësi është rikthyer në elitën e futbollit shqiptar, ku do të mbajë veshur fanellën bardhezi.

29-vjeçari ka luajtur në Kinë në katër sezonet e fundit, ndërsa në Superiore u bë i njohur te Kukësi, ku fitoi titullin kampion dhe gjithashtu u grumbullua nga Kombëtarja. Alla ka qenë më parë edhe pjesë e Bylisit dhe Flamurtarit në Superiore. Afrimi i tij blindon mbrojtjen e Laçit, ku pas eliminimit nga Liga e Konferencës u largua Renato Malota.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i Laçit, ka bërë me dije se Alla ka firmosur për 2 sezone me kurbinasit.
View this post on Instagram
LEXO EDHE:
and then