Partizani ka dy mbrojtës krahu të nivelit të lartë, por kur në derë të vjen një si Albion Marku nuk mund të mos e kthesh vëmendjen.
21-vjeçari, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e të kuqve në formë huazimi, ndërpreu kontratën me Lokomotivën e Zagrebit në këtë verë dhe është në kërkim të një klubi.
Rikthimi te Partizani është padyshim një mundësi potenciale. Për Markun janë interesuar edhe Tirana e Laçi, por Partizani mbetet alternativa më e pëlqyer për sa i përket Shqipërisë.
Gjithsesi, sezoni pozitiv i vjetshëm me Partizanin ka tërhequr interes edhe nga jashtë.
“Panorama Sport”mëson se për mbrojtësin e djathtë ka interes nga dy klube, njëri nga Hungaria dhe tjetri nga kampionati slloven.
Lojtari i kombëtares Shpresa nuk ka vendosur ende përfundimisht.
Arena e Lajmit
