Milani beson tek Ismael Benaser dhe e konsideron atë një element të rëndësishëm për skuadrën e Stefano Piolit.
Për ta shpërblyer, klubi është gati për t’i rinovuar kontratën dhe duke i rritur pagën.
Një propozim i parë, i kontraktuar deri më 30 qershor 2026 me një pagë të dyfishuar në krahasim me atë të marrë aktualisht (nga 1.5 në pak më shumë se 3 milionë euro neto në sezon), megjithatë, u “ngri”, nga lojtari dhe menaxheri i tij.
Arsyeja? Sipas zërave të fundit, duket se algjeriani kërkon kushtet kontraktuale me të cilat pak muaj më parë, mbrojtësi i majtë Teo Hernandez nënshkroi rinovimin me Milanin.
E thënë ndryshe, 4.5 milionë euro neto në sezon.
Në Algjeri, gazeta “La Gazette du Fennec” pretendon se një marrëveshje mund të gjendet rreth 3.5 milionë eurove, teksa klauzola e lirimit do të vendoset në shifra të pranueshme.
Aktualisht në vlerën e 50 milionë eurove, mund të spostohet në 60-70 milionë.
Arena e Lajmit
