Anëtarja e kryesisë së PD nga Gjykata kërkon ndryshimin e objektpadisë: Të bëhet çregjistrimi i Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike

Pd

Anëtarja e kryesisë së PD Edit Haxhi ka deklaruar sot se ka kërkuar në gjykatë ndryshimin e objektpadisë, për çregjistrimin e Lulzim Basha nga regjistri i partive politike të gjykatës si kreu i PD.

Ajo tha se tashmë është fakt që Basha ka kërkuar dorëheqjen, ndërsa shtoi se kërkesa është pranuar nga gjykata.

“Sapo kam mbaruar një nga seancat gjyqësore në gjykatën e Tiranës, për çështjen e padisë që i kam drejtuar gjykatës më 30 qershor të 2021, për pavlefshmërinë absolute të zgjedhjeve të PD për kryetar partie  në 13 qershor të 2021. Deri sot nuk ka pasur ende një seancë normale, dhe sot ishte seanca paraprake dhe unë kërkova ndryshimin e objektpadisë, pikërisht çregjistrimin e Lulzim Basha nga regjistri i partive politike të gjykatës si kreu i PD, duke qenë se është fat që Basha ka kërkuar dorëheqjen. Kjo u pranua nga gjyqtari, dhe seanca gjyqësore do vijoj më tej”, u shpreh ajo.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×