Tashmë është zyrtare, Blerim Krasniqi do të vijojë karrierën në Rumani te skuadra e Miovenit. Bomberi kavajas i dha fund aventurën në Superligën e Kosovës, ku ishte pjesë e Gjilanit, teksa firmosi për 2 vite në elitën e futbollit rumun.

Krasniqi u prezantua ditën e sotme te skuadra e tij e re, në praninë e dy menaxherëve, Ardi Osmani dhe Erion Islami, që realizuan transferimin e sulmuesit te Mioveni. Vlen të theksohet fakti se skuadra rumune, po kalon një periudhë të vështirë në kampionat, ku në 5 javë, ka arritur të sigurojë vetëm 1 pikë, duke u renditur në vendin e fundit.
Për sa i përket Krasniqit, 26-vjeçari shkëlqimin e tij e pati 3 sezone më parë, kur ishte pjesë e Skënderbeut në Superiore. Dy sezone të mira sulmuesi zhvilloi edhe me Apoloninë, teksa ndër të tjera ka veshur edhe fanellën e Besës dhe Teutës.
Arena e Lajmit
and then