“Fondet e AZHBR në shërbim të komplekseve turistike dhe magazinave të klientëve të qeverisë”, Meta për bujqësinë: 3 euro për fermerin, 42 euro për burokratët

45454787874587

Kreu i PL Ilir Meta në fjalën e tij me strukturat në Korçë u shpreh se bujqësia në vend përballet me probleme të mëdha për shkak të mos mbështetjes nga qeveria.

“Do të kaloja në një temë tjetër, çështja e bujqësisë.
Shumica e fondeve të AZHBR shkojnë në shërbim të komplekseve turistike dhe magazinave të klientëve të qeverisë. Edhe pse BE ka qëllim të ndihmojë fermerin.

Situatë kritike sa i takon bujqësisë sa mjafton të lëmë diskutimet e të bëjmë krahasimet. Sa e mbështesim ne në Shqipëri dhe sa Maqedonia fermerin dhe bujqësinë. Këtu marrin 18 herë më pak fonde. Imagjino të konkurrosh me përrallat e Ballkanit të Hapur.
3 euro shkojnë për fermerin 42 euro për burokratët.

Në Korçë janë tërë ata fermerë që presin pemët e mollës për dru për dimër për faj të mos mbështetjes së qeverisë.

Sipërfaqja e mbjellë po shkon drejtë përgjysmimit.

Ju ftoj të gjithëve të kuptojmë që nuk është çështjes pushteti. Është vënë në pikëpyetje e ardhmja e një kombi të tërë. kemi të bëjmë me një grup aventurierësh. Ballkanin e Hapur e hodhi poshtë BE dje. Ballkani i Hapur ishte të shqyhen dyert e Shqipërisë dhe të falimentojmë të bëhemi vasalë edhe ata të lobojnë për këtë dhe ti ngulim thikën Kosovës”, tha Meta.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×