Reali gjen zëvendësuesin e Kasemiros, bën gati 100 milionë euro për brazilianin e Premier Ligës

Reali duket se po përgatitet për një skenar të mundshëm që e sheh mesfushorin brazilian Kasemiro larg Madridit duke parë interesimin e klubeve si Çelsi dhe Manccester Junajtid për 30-vjeçarin. “Los Blancos” nuk duan ti lënë asgjë rastësisë dhe po studiojnë pistën që të çon te futbollisti i Njukasëll, Bruno Guimares.

423424

Sipas raportimeve nga “AS”, 24-vjeçari është përzgjedhur si zëvendësuesi i Kasemiros në rast se ai vendos të largohet, me klubin anglez që e vlerëson kartonin e tij rreth 100 milionë euro.

Reali ka kërkuar informacionet e para për lojtarin i cili po monitorohet me kujdes si një alternativë e Kasemiros për vendin e tij në mesfushën e “Los Blancos”.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×