Luçiano Moxhi e di se, pavarësisht merkatos që Juventusi ka bërë deri tani dhe tenton të bëjë, dy ekipet milaneze janë më përpara, duke qenë se e kanë më tepër kohë që luajnë së bashku. Por për ish-drejtorin e përgjithshëm bardhezi, janë 4 faktorë që e bëjnë “Zonjën e Vjetër” një pretendente serioze për titullin kampion.
“Juvja fitoi kundër Sasuolos për tri arsye: e para se ka një lojtar fantastik si Bremer në një mbrojtje të pakompletuar. E dyta sepse kanë një di Maria që në të mirë a në të keq ndeshjen e tij e bën gjithmonë, pasi ka cilësi prej kampioni, të cilat frikësojnë kundërshtarin.
E treta është sepse këtyre fatmirësisht i shtohet edhe agresiviteti i Vlahoviçit, i cili sa herë që ka topin në këmbë godet pa frikë gjithmonë portën dhe kjo shpjegon pse shënoi dopietë, pavarësisht se një gol erdhi me penallti, por u fitua nga vetë ai.
Këto tre lojtarë janë një garanci për titullin, por i katërti dhe jo më pak i rëndësishmi është faktori Alegri, një trajner që ka një dinakëri të frikshme kundrejt kolegëverivalë si Pioli dhe Inzagi. Ndaj, jam gati që të vë bast se sivjet do të bëjë një sezon fantastik me Juven dhe do synojnë titullin”.
Arena e Lajmit
