Ndali Barcelonën, Balliu shkëlqen edhe në fitoren përballë Espanjolit të Bares. Shihni notën dhe statistikat e mbrojtësit

Ivan Balliu është i lindur e rritur në Katalonjë, por pikërisht përballë skuadrave katalanase ai ka dhënë maksimumin në ditët e fundit. Në javën e parë të kampionatit spanjoll, Balliu me skuadrën e Rajo Vajekanos ia doli të ndalte në një barazim pa gola Barcelonën. Sot, ka mundur skuadrën tjetër katalanase, Espanjolin duke triumfuar në fushën e kësaj të fundit.

balliu

Ndeshja në fakt solli shpejt nga një karton të kuq për secilën skuadër, që la ekipet me 10 lojtarë që pas minutës së 30 të ndeshjes. Skuadra e Balliut ishte ajo që përfitoi nga kjo situatë dhe në fundin e pjesës së parë shënoi me Palazon. Cis në minutën e 59 dyfishoi shifrat dhe kjo shtyi Espanjolin të hidhej i tëri në sulm, me Baren i cili u aktivizua në minutën e 77 në tentativat e dëshpëruara për të kërkuar një gol për të hapur ndeshjen.

Goli nuk erdhi dhe Rajo siguroi kështu fitoren e parë të këtij sezoni, me 4 pikë të siguruara në dy transferta ndaj skuadrave në Katalonjë. Balliu ishte protagonist i duelit me paraqitjen e tij në krahun e djathtë dhe kjo shihej nga statistikat e “SOFA SCORE” e cila e ka vlerësuar me notën 7,4 për paraqitjen e tij në këtë duel.

WhatsApp Image 2022-08-19 at 10.53.41 PM

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×