Zbardhen 15 grabitje në Itali, në pranga 2 ‘skifterët’ shqiptarë, pamjet filmike i kapin ‘mat’ kur futen në banesë (VIDEO

Grabitje

Të paktën 15 grabitje të kryera në zona të ndryshme në Itali, janë zbardhur. Mediat italiane shkruajnë se pas një hetimi të koordinuar nga prokuroria janë vënë në pranga edhe dy shqiptarë të moshës 34 dhe 44 vjeç. Grabitjet janë kryer masivisht ndërmjet zonës së Lucca dhe Versilia, dhe në shënjestër të autorëve ishin vilat , apo edhe rezidenca të marrë me qira nga të huaj.

Gjatë hetimeve autoritetet kishin mbajtur nën vëzhgim edhe makinat me të cilat lëviznin autorët e dyshuar, ku edhe kanë zbuluar se në shënjestër ishin përkatësisht zonat si Massarosa, Seravezza, Forte dei Marmi dhe Lucca, apo zonat kodrinore të Pieve Santo Stefano,

Në disa raste mallrat e grabitura përpara se të shiteshin, fshiheshin pranë fermave të braktisura, për t’u tërhequr më pas në mënyrë të sigurt. Në raste të tjera, i kalonin në banesë, përpara se ti dërgonin në Shqipëri.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×