Interi gjen mbrojtës, të hënën arrihet akordi me kampionin e Europës (DETAJET)

Interi është shumë pranë marrëveshjes me Françesko Açerbin.

ACERBI 1

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, skuadra zikaltër do të mbyllë me sukses këtë tratativë ditën e hënë në formulën e huazimit me të drejtën e blerjes në fundin e sezonit me kampionin e Europës me Italinë.

Drejtuesit e Interit ishin në kërkim të një mbrojtësi pas largimit të Andrea Ranokias në drejtim të Monzës së Silvio Berluskonit dhe të Adriano Galianit.

Vlen të theksohet se vetë 34-vjeçari italian është i hapur për një kalim te Interi duke parë se marrëdhëniet me tifozerinë e Lacios nuk janë aq pozitive.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×