E paprecedentë/ OSHEE ndërpret energjinë në “Prestige Resort”, aksioni vijon pa asnjë shpjegim

Policia I Ikmt Drejtori

E paprecedentë ajo që po ndodh në Prestige Resort. Në orën 7 të mëngjesit ka zbarkuar IKMT, forcat e policisë së shtetit, forcat xheniere dhe OSHEE.

I gjithë territori i Prestige Resort, një objekt dhe subjekt i ligjshëm, me leje është rrethuar me shirit dhe policia nuk lejon askënd, as drejtuesit të hyjnë brenda.

Nuk ka asnjë dokument, asnjë paralajmërim, as njoftim për menaxherët apo drejtuesit e Prestige Resort për aksionin siç duhet të ndodhte në një shtet normal.

Hoteli i Prestige Resort është i gjithi i frekuentuar nga turistë të huaj dhe pushues shqiptar, pasi ky resort është i preferuar jo vetëm për sezonin veror, por edhe gjatë gjithë vitit për shkak të shërbimeve që ofron.
Dy operatorët e News24 janë nxjerrë me forcë në një hapësirë të largët nga Prestige Resort.

Në asnjë lloj momenti nuk është dhënë asnjë lloj përgjigje nga drejtuesit e aksionit. Kur normalisht duhet të kishte një njoftim dhe më pas një afat të caktuar.

Drejtuesit e Prestige Resort janë në në një proces gjyqësor për aksionin e gushtit që çoi në prishjen e pishinave në Prestige Resort.

Duket qartë që është një hakmarrje e kryeministrit Edi Rama ndaj mediave News24, BalkanWeb dhe Panorama të cilat kanë bërë detyrën e tyre.

Nga burime pranë IKMT është thënë se ditën e sotme IKMT ka ardhur për të prishur, por vetë drejtuesit e Prestige Resort nuk kanë marrë asnjë lloj njoftimi apo shkrese për këtë aksion ku janë të pranishme dhe forcat geniere që lë vend për të menduar për një shembje të mundshme me tritol. Punonjësit e OSHEE kanë ndërprerë dhe energjinë elektrike totalisht në gjithë resortin duke sjellë literalisht një terr të plotë për atë që po ndodh.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×