Pak dyshime për trajnerët e Milanit dhe Atalantës në prag të përballjes së radhës mes tyre.
Kuqezinjtë, të detyruar edhe nga ecuria pozitive, mund të propozojnë formacionin e javës së kaluar edhe nesër mbrëma, me ndryshimin e vetëm që Tonali të luajë në vend të Kruniçit, ndërsa Benaseri do të jetë përsëri në Regji.
Zhiru dhe Origi do të grumbullohen, por vështirë t’i shohim titullarë. Pak ndryshime edhe për bluzinjtë.
Pasaliç do të jetë në formacion ndryshe nga java e kaluar kur u aktivizua Iliçiçi.
Dilema edhe në zgjedhjet në prapavijë, ku të sigurt për formacionin janë Gjimshiti me Demiralin që do të kenë në krah njërin mes Toloit dhe Okolit, teksa pesha e sulmit do t’i besohet Zapatës, i cili javën e kaluar ishte lehtësisht i dëmtuar.
SFIDA E AJRIT – Në planin individual, Berat Gjimshiti mund të jetë rreziku potencial për kuqezinjtë në zhvillimet e goditjeve standarde.
Pavarësisht se Menja ka pësuar vetëm 10 gola (4 me kokë) gjatë 2022-shit dhe prapavija e “Djallit” është ndër më të mirat në Europë, shqiptari po përjeton një moment optimal.
Përveç Zapatës apo Toloit, mbrojtësit e Milanit duhet t’i ruhen edhe Berat Gjimshitit, që nuk ngurron kurrë të hidhet përpara, sidomos gjatë goditjeve standarde.
Arena e Lajmit
