
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj, nga ‘Prestige Resort’ ka denoncuar aktin e paprecedentë të qeverisë ndaj këtij kompleksi.
Në një deklaratë për mediat, Hysaj tha se këto sjellje mund të ndodhin vetëm në Korenë e Veriut.
“PD dënon qartazi këtë akt, i cili prevavlon me akt terrorist jo vetëm ndaj biznesit, por dhe fjalës së lirë. Kemi parë Ramën që kërkon të censurojë gazetarët, dhe tani tenton të kapet drejtpërdrejtë me mediat, një nga median që ka portalet më të mëdha. Shpalljen e fletërrufeve në bashki të ndryshme duke mos njoftuar zyrtarisht. Kryeministrit Rama thotë se turizmi shqiptar është një nga gjërat më të rëndësishme. Por po sulmon bizneset. Ku do e gjejnë të drejtën shqiptarët në kë gjykata? Nuk do doja të thoja se; jetojmë në Korenë e Veriut. Por vetëm në Korenë e Veriut çohesh në riedukim dhe të mbyllet goja. PD do jetë pranë qytetarëve për çdo padrejtësi. Porti i Durrësit dhe afera të tjera ku vidhen mld euro, sot po dëmtohet dhe prishet një biznes i ndershëm. Prej kohësh News24 dhe BalkanWeb janë sulmuar nga qeveria.”, tha demokratja.
Arena e Lajmit