Interi arriti të triumfonte mbrëmjen e djeshme me rezultatin 3-0 ndaj Specias në stadiumin “Giuseppe Meazza”, e vlefshme për javën e dytë të Serisë A italiane.
Golat për skuadrën e Simone Inzagit u shënuan nga Lautaro Martinez në minutën e 35′, Hakan Çalhanollu në minutën e 52′ dhe të Hoakin Korrea në minutën e 82′ duke i vënë “kapakun” këtij takimi.
Ajo që ra më shumë në sy në këtë sfidë ishte rikthimi i “Lu-La”-s, Romelu Lukakut dhe Lautaro Martinezit sërish deçiziv me gol dhe asist te Interi.
Te realizimi i golit të parë të ndeshjes, ishte dyshja e sulmit që kanë kombinuar në perfeksion si në sezonin e titullit kampion përpara dy sezoneve me Antonio Konten në krye të pankinës.
Lukaku i dha një asist mjaft të bukur me kokë Lautaros dhe sulmuesi argjentinas me një goditje të menjëhershme me të majtën ka dërguar topin në fundin e rrjetës duke i dhënë avantazhin ekipit zikaltër.
Kjo ishte fitorja e dytë e Interit në po kaq ndeshje në këtë edicion të ri futbollistik 2022/2023 të Serisë A, teksa skuadra e Simone Inzagit mban vendin e parë në renditje me 6 pikë të grumbulluara.
– Arena e Lajmit
