Kishte kthyer lokalin në ‘fole’ të shitjes së drogave të forta, pranga 46-vjeçares në Durrës

Policia Durres

Një 46-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet se kishte kthyer lokalin e saj në një ‘fole’ të shitjes së drogave të forta.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në flagrancë ka rënë shtetasja me inicialet A. S., banuese në Durrës.

NJOFTIMI I POLICISE
Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, të gatshme për shitje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, si rezultat i kontrolleve të pandërprera, në ambiente të ndryshme në këtë qark, për të cilat sigurohet informacion nga inteligjenca informative, se mund të vihen në dispozicion të paligjshmërive të ndryshme, kanë konstatuar dhe goditur një rast të përshtatjes së një lokali, për përdorim droge.

Për këtë rast, është arrestuar në flagrancë shtetasja A. S., 46 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjatë kontrolleve të ushtruar nga shërbimet e Policisë, ndaj kësaj shtetaseje dhe në lokal, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, të gatshme për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×