
Kreu i shoqatës së të përndjekurve, Besim Ndregjoni është shprehur se është tronditur nga sulmi i paligjshëm ndaj ‘Prestige Resort”.
Gjatë një interviste në News24, ai tha se në Shqipëri po dhunohen të drejtat e njeriut.
“Fatkeqësi që pas 32 vitesh demokraci të shohësh se si pushteti sillet si barbar ndaj pronës e të drejtave të njeriut. Në 9 vite të gjitha bëmat e kësaj qeverie i kemi denoncuar, por nëse shoqëria shqiptare do të heshtë, barbarizma të tilla do ta shoqërojnë shqiptare. Ai resort i ka dhënë mbrojtjen e afganëve. Dënoj këtë sulm barbar të qeverisë, ndaj pronës dhe të drejtës dhe lirisë së qytetarëve. Rama ndjek rrugën e Byrosë politike, kur është kundërshtar i tij, shihet si armik. News24 ka qenë media me zë të fuqishëm dhe ka denoncuar korrupsionin. Rama nuk e pranon të vërtetën, nuk ballafaqohet me të vërtetën, ndaj ne duhet t’i themi ndal barbarizmave”, ka thënë Ndregjoni.
Gjithashtu shtoi se nëse shoqëria nuk i thotë ndal këtyre veprimeve barbare, demokracia në vend do të jetë e dhunuar.
“Nëse ka shkelje, atëherë duhet t’i lihet drejtësisë, nuk ka të drejtë pushteti politik të marrë forcën”, ka thënë ai.
Arena e Lajmit