Kapelo “skanon” Serinë A: Pesë rivale për titullin, Europa test për…

Seria A do të ngrejë sot siparin për javën e dytë, por Fabio Kapelo ka marrë përsipër të bëjë një bilanc të situatës së Milanit pasparaqitjeve të para javën e kaluar. Gjithçka në një koment për “La Gazzetta dello Sport”. Sipas ish-trajnerit, kuqezinjtë mund tëpërsëriten.

kapelo

“Milani i ka të gjitha mundësitë për të fituar përsëri titullin, edhe pse tabloja e Serisë A ka ndryshuar shumë.

Kampionët po punojnë për t’u përmirësuar dhe do të duhet të përballenme Interin, Juventusin, Napolin dhe Romën. Parashikoj vështirësi, por asgjë nuk është e pamundur.

Janë pesë skuadra që mund tëvendosin duart mbi titull. Përveçse shumë të forta, secila ka nga një trajner që e di se si fitohen trofetë”.

MILANI – “Rreziqet për kuqezinjtë janë të mendësia. Lojtarët kur fitojnë, kanë pritje ta quajnë misionin e përfunduar, por në njëklub si Milani kjo është thjesht detyra e secilit. Kujtimet duhen fshirë dhe rrugëtimi duhet nisur nga e para.

Kujtimet mund të jenëtë dobishme vetëm në momente të caktuara. Shumë ekipe mendonin se mund ta fitonin kundër Milanit, teksa tani do ta dëshirojnë këtë gjë dhe ky është një dallim i madh”.

MERKATO – “Pogba e Di Maria te Juventusi, Lukaku tek Interi apo Dibala te Roma janë një tjetër lloj goditjeje krahasuar me atotë Milanit. Maldini dhe Masara i njohin përparësitë e tyre dhe kanë lëvizur në bazë të tyre.

De Ketelare duket interesant dhe e kërkuan me ngulm pasi ishte funksional për projektin. Edhe Origi më duket një afrim në proporcion me lojën e kuqezinjve. Milani më pëlqen sepse nuk ka plan B në merkato. Të shohim se çfarë do të bëjë deri në fund”.

CHAMPIONS-i – “Europa do të tregojë më shumë mbi forcën eskuadrave italiane, sidomos Liga e Kampionëve.

Milani ka avantazhin që do të jetë në vazon e parë. Juvja ka përvojën në kompeticion, teksa Interi mund të vuajë disi më tepër nëse shorti tregohet i pamëshirshëm siç ndodhi vjet me Milanin.

Skuadrat për t’u shmangur janë shumë, por nuk do të doja përballë rivale si Sitit, PSG-ja, Bajerni e Reali të cilat vetëm kuqezinjtë si kampionënë fuqi e kanë të sigurt që nuk do t’i sfidojnë.

Siç dihet, në Europëdo të duhet edhe pak fat, megjithatë skuadrat italiane mund të thonë fare mirë fjalën e tyre”.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×