FOTO/ Rama me “Prestige Resort”, si daja i tij komunist Koleka që shembi bashkinë e Tiranës 40 vite më parë

Rama Koleka

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar ditën e djeshme, pa asnjë paralajmërim dhe në mënyrë të paligjshme, shembjen e “Prestige Resort”, duke dërguar në orët e para të mëngjesit IKMT dhe forcat Xheniere për të hedhur në erë godinën.

Por si për koincidence, rreth 40 vite më parë, daja i Ramës, Spiro Koleka, në rolin e zv/kryeministrit dhe ministrit të ndërtimit, ishte një nga autorët kryesore për prishjen e godinës së ish-Bashkisë së Tiranës, një nga godinat historike, e ndërtuar nga italianët si pjesë e korpusit të ministrive dhe qendrës së kryeqytetit.

Në fotot e mëposhtme shihet momenti kur Koleka bind diktatorin Enver Hoxha për këtë plan, ndërsa ishte firmosur shembja e ish-bashkisë së kryeqytetit.

50df8536 3fef 4e28 8cfd 3af309fedb5e

Duket se vendimi përfundimtar për prishjen dhe riorganizimin e ndërtimeve dhe banesave ekzistuese të atij sheshi dhe në përgjithësi të qendrës së Tiranës në atë kohë, Enver Hoxha e ka marrë me Spiro Kolekën.

Ata shihen duke diskutuar para maketit të qendrës së kryeqytetit shqiptar, Tiranës.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×