
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një takimi me demokratët e njësive 1 dhe 3 në kryeqytet ka deklaruar se qytetarët nuk fitojnë dot proceset gjyqësore ndaj qeverisë “së madhe”.
Berisha deklaroi se proceset fitohen të gjitha “me telefon nga Edi Rama dhe Engjëll Agaçi”, ndërsa shtoi se ky është një tjetër motiv thelbësor për qytetarët që të protestojnë në 6 Dhjetor në bulevard.
“Edi Rama është tmerruar nga protesta dhe po të keni vënë re ju, të gjitha antenat e tyre, të gjithë gazetat dhe portalet e tyre, duan ta paraqesin sikur po bëhet kiameti në datën 6. Në datën 6 është triumfi i popullit opozitar, i cili do ti thotë Europës dhe botës se ky kryeministër është një mafie, mafioz i rrezikshëm për popullin e tij, se kjo qeveri është mafioze.
Se vërtetë jeni në Shqipëri, por ata institucione perëndimore që vlerësojnë funksionimin e shtetit ligjor, kanë gjetur Shqipërinë që është. 53 vende nën Kosovën, sepse Kosova zbaton ligjin, që do të thotë barazi para ligjit, garanci për të drejtat e njeriut.
Po nuk ndalet me kaq. Është 4 vende poshtë Vietnamit komunist.
Shkoni ju në gjykata, nuk fitohen procese kundër qeverisë më, të gjitha i fiton me telefon Edi Rama me Engjëll Agaçi. Ky pra është një motiv tjetër themelor që në datën 6 të protestojmë për çdo shqiptar që nuk mund të jetë i pranishëm aty.
E morët vesh çfarë bëri. E anuloi ditën e pushimit për administratën, sepse u tmerrua, sepse administrata mund të dilte në protestë me ne. I bëj thirrje administratës të vijnë tek ne. Kur kuptoi që administrata e tërë do të derdhej në shesh, e anuloi tha ka qenë lajm i rremë, kur ata ishin njoftuar të gjithë.”, shtoi Berisha më tej.
Arena e Lajmit