Do të përballej me të akuzuarit për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, dështon për të pestën herë ballafaqimi me të penduarin e drejtësisë

Luftar Reci

Ka dështuar për të pestën herë radhazi ballafaqimi mes të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi dhe të të pandehurve Viktor Ymeri Emiljano Shullazi, Indrit Taullai dhe Indrit Rusi të akuzuar për vrajsen e Klodian Saliut e Vajdin Lames.

Shkak mësohet se është bërë mungesa e avokatëve të mbrojtjes së Indrit Taullit. Gazetarja Klodiana Lala tha për BalkanWeb se seanca e radhës do të mbahet më 6 mars. Përveç personave të marrë të pandehur në kërkim për këtë ngjarje janë edhe Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj.

Vrasjet  e Klodian Saliut e Vajdin Lames u zbardhen pas dëshmisë se Luftar Recit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×