Raporti i OKB/ “Rilindja mbolli varfëri dhe krim”, PL: Shifra tronditëse, 1/3 e shqiptarëve është larguar për shkak të mungesës së perspektivës

Braimllari

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari në një reagim në rrjete sociale ka folur për shpopullimin e vendit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Braimllari, ka shpërndarë në rrjete sociale raportin e OKB-së, ku Shqipëria renditet e treta për numrin e popullsisë që jeton në emigracion.

Braimllari pohon se maxhoranca socialiste mbolli në këtë vend varfëri dhe krim duke i detyruar shqiptarët të largohen.

REAGIMI

Rilindja mbolli varfëri dhe krim në vend.
Koha të kthejmë shpresën tek qytetarët.

Raporti tronditës/1 e 3 e popullsisë së Shqipërisë është larguar për shkak të mungesës së perspektivës

Shqipëria renditet e treta në botë për numrin e popullsisë që jeton në emigracion.

Një raport i OKB-së jep të dhëna tronditëse sesi vendi ynë renditet mes shteteve që janë në luftë ose të pasigurta për numrin e popullsisë të larguar, përmendet këtu Siria apo Bosnje-Herzegovina.

Sipas këtij raporti 30.7 për qind e popullsisë ose gati 1/3 e saj jeton në emigrim dhe kjo jo si pasojë e ndonjë lufte siç eshte ne rastin e Sirisë, por për shkak të mungesës së prespektivës.

Një tjetër fakt ky alarmant që tregon për dramën e shpopullimit të Shqipërisë.

Vetëm gjatë pjesës së parë të këtij viti sipas të dhënave zyrtare të BE-së dhe Britanisë së Madhe më shumë se 15 mijë persona nga Shqipëria kërkuan azil.

Ndaj përpara se qeveria e rilindjes të largojë të gjithë shqiptarët jashtë vendit, ne duhet të bëhemi bashkë dhe ta largojmë atë nga pushteti për t’i kthyer shqiptarëve shpresën se e ardhmja e tyre mund të ndërtohet në Shqipëri.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×