“S’ju lejoi dirigjenti”, Berisha deputetëve të PS: A jeni shqiptarë? Refuzimi i rezolutës kundër gjenocidit në Srebrenicë, tipar i narko-shtetit!

70

Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka reaguar sërish ashpër për rrëzimin e rezolutës që dënonte gjenocidin në Srebrenicë.

Kjo rezolutë ishte propozuar nga deputeti i PD-së, Tritan Shehu. Berisha duke iu kthyer deputetëve të PS-së, theksoi se ky qëndrim tregoi tiparin e narko-shtetit.

“Tipar më kardinal i narko-shtetit u shfaq sot në këtë parlament, refuzimi i denoncimit të gjenocidit të Srebrenicës që e ka dënuar PE dhe kongresi i SHBA-ve dhe çdo vend tjetër i lirë, përveç Serbisë, Bjellorusisë dhe Vladimir Putinit. U bashkuat sot me ta, në aktin më të turpshëm, më të paimagjinueshëm, duke qenë vetë komb që ka pësuar gjenocide ciklike nga 84-1999. Se ngritët dorën se dirigjenti juaj s’ju lejon, civiliteti ju mungon. Ai që vihet përballë gjenocidit që shënon kulmimin e krimeve, vrasjet dhe përdhunimet. A jeni shqiptar ju apo jo?”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×